Alpine

Me plafin dimëror të bjeshkëve
mbështjell
Në gropat e syve
kristale akulli
Kohën mashtroj

dhe stinët
-Në shtegun
e bardhësinë pa rrugë
-Strehë
për ndoj drenushë t’plagosur
që stuhia e solli aty pari.

***

Rrjedh koha
Mes gishtërinjve, në grushtet shtrënguar
asgjë nuk mbetet.

Shpateve të saj
Gërvishim ndonjë shenjë, tremijë vjet më pas
Dikujt, t’i mbetemi ne sy.

 
Hashepsuti

Përtej një endrre ku e sotmja do jetë e vjetër
Po aq sa heroglifet sot dhe ata që i shkruan
Do ketë ndonje Senmat tjetër që tunele gërryen në kohë
Do ketë histori, do ketë dhe nje Ashepsut tjetër.

2 Responses to “Alpine”

  1. Per ty…… fjalet nuk i gjej
    goja mekur mbetet
    e syte hapur si llahtar te kene pare
    ta dish sa bukur ke shkruar
    ta dish se jam duke qare
    mrekulli e ke mendjen, shpirtin
    per ty…….. fjale me nuk kam……….

  2. Te mrekullueshme!

    Elda Andrea Kokoneshi – Elanko
    Ioannina, Greece

    http://www.freewebs.com/poezi-/ajsbergmendimeshcikel.htm

Leave a Reply