O ndjenje e embel!

O ndjenje e embel,i teri te jam falur!
Tre brinje qe kisha ja hodha zjarrit,
pastaj ne krahet e saj kap qiellin e paane

O e plotfuqishmja ndjenje,rob i yti jam!
E si mund te ndahem prej gjoksit te saje,
tek shijoj me te emblin e botes nektar?!

O e gjithepushtetshmja ndjenje,si mos te pervelohem,
kur fund barkut te saj vdes e ngjallem,
e shenjterohem per se gjalli?!

3 Responses to “O ndjenje e embel!”

  1. Urime per ciklin qe lexova ne gazete. Ishte nje surprize per mua, dhe me e cuditshmja, kisha muaj te tere pa e blere ate gazete. Ma terhoqi dora….

    Me gezove tej mase, sepse ka disa poete shqiptare neper blogosfere qe duhen promovuar, per nje arsye te vetme, qe jane poete. Nuk duhet te rrijne me nen hijen apo labirintet e internetit.

    urime miku im dhe te kendofte zemra embel, sic di ti.

  2. Me pelqen shume kjo poezi… emocionuese!

  3. Fantastike. Kisha kohe qe s’kisha lexuar poezi kaq te bukura nga shkrimtare te rinj.Shume te ndjeshme.Good luck dhe boto sa me shume
    Val

Leave a Reply