I FSHEHUR NË GJI TË LULES
Poezia e poetit Sadik Alijaj është frut i përjetimeve dhe shqetësimeve të thella të subjektit lirik. Prandaj gjuha e saj nuk mbetet në nivelin e deklarimit të thjeshtë, por semantika e saj shpreh thellësitë e shpirtit njerëzor me tërë universalitetin e tij. Ky universalitet nuk nënkupton ndonjë kosmopolitizëm të pa mbulesë sepse ai lind nga veçantia e identitetit intelektual dhe kombëtar. Dashurija ndaj të dashurës, ndaj atdheut dhe njeriut në përgjithësi është konstituent kryesor i kësaj poezie.
Poeti Sadik Aliaj me poezinë e tij të përmbledhur me titullin “ I fshehur në gji të lules”, nuk komunikon me marrësin e mesazhit poetik si fillestar, por si poet i formuar i cili ka çka t’i thotë lexuesit dhe di si t’ia thotë.
Mr. Kadrush Radogoshi
October 1, 2008 at 10:23 pm
Poezite te shkelqyera!
Urime per blogun.
April 14, 2009 at 12:39 pm
Sa ndjenje!Suksese te uroj me gjith shpirt!