FJOLLA BORE
***
Ne shtepin time
u rindezen thengjijt;
Ti,shpeto cka te mundesh.
***
Mushti ushton brenda levores
nje kenge zogu sythin perkdhel;
u dorezua dimri.
***
Sa kohe u desh te vishemi
sa shpejt po c’vishemi;
e tash qe kemi pre dhe pyejt?
Ikacaket
Sa here shkrepin vetetimet,
ata mbulojn syte me marre
e iknin
Varret therraisin,bertasin:
-Ku po na lini?!
Ata kryet mbrapa se kthejn.
Ne kohe me diell vec lehin;
Qeni i keq,thone-
Ta bjen ujkun te dera.
Nete pa sy
Vone asht
e ne mue shkrryej
si ne mall pa zot.
K’to rruge corre
kete nate pa sy na e dhane;
hic mos u ndal
se cka asht sot-neser s’ka me kane.
***
Nje re e murme
shtegut te ballit livadhiset,
e nen cerpik,
nje fjale e mbetur peng;
pikon.
***
Dashuri ime kishte sy te bukur,
kishte edhe vesh
edhe goje.
Tash as duar nuk ka
A thua,vertete fluturojne engjujt?!
***
Mbreme
grushtat mbushur me gjurme
(gjurmet tona),
ja gjuajta qiellit,
Kujt mos t’ja pshtellojne rruget
e ndoshta drite i bajn’te vona.
***
Mbi varr te hapur
bari ska si mbi,mbill nje selvi
per harabelat e mi,qiellit sakatosur.
***
Per dite nga pak po te shkul;
me dhemb.
Sa shume rrenje!
Prape ne kembe
Pse dreqin linda keshtu,
shpirtin ta bej njemi copash e serish ta mbledh
njemihere te rrezohem
e prape te ngrihem
te fikem ketu e flake te ndizem diku tjeter?
Ne kete shekull cinizmi
nuk urrej,
une vec te dua di.
Alpine
Me plafin dimeror te bjeshkeve
mbeshtjell
Ne gropat e syve
kristale akulli
Kohen mashtroj
dhe stinet
-Ne shtegun
e bardhesine pa rruge
-Strehe
per ndoj drenush t’plagosur
qe stuhia e solli aty pari.
***
Rrjedh koha
Mes gishterinjeve,ne grushtet shternguar
asgje nuk mbetet.
Shpateve te saj
Gervishim ndonje shenje,tremije vjet me pas
Dikujt,ti mbetemi ne sy.
Acepsuti
Pertej nje endrre ku e sotmja do jete e vjeter
Po aq sa heroglifet sot dhe ata qe i shkruan
Do kete ndonje Senmat tjeter qe tunele gerryen ne kohe
Do kete histori,do kete dhe nje Acepsut tjeter.
hua pse dreqin linda keshtu?
Pa gjak. (Kushtuar……….?)
Pa gjak mikja ime
Pa pushke(veshet shqyen timpanat),
Skemi kohe te vrasim;
(toka jone zhuritur rrenjet,vec i ka ruajtur ).
E u kthyem terthoreve
(Deri ne kufijt’ e fundit te dhimbjes shkuam)
Per te mledhur
Fjalet e pa thena te diteve qe ende s’i pame.
Por skemi humbur
Deri sa kristali i buzegazit mjegullen davarit
Tek zdirgjet prej bjeshkes
Ne fushe e mal praneveren e ndjell.
X
Tej ne shpat kete vere,
nje pishe e mocme po thahet;
gjethet e kuqerremta me nuk gervishin
krahe-varur trupi mezi e mban.
poshte gremina
pak rreshire ende trupit i varet.
XX
Shpirt i thyer
copat per ke ti mbledh?
kur ta ribej,
per cilin trup?
Se truri keto dite nuk qenka ne mode.
XXX
Si babaxhan shkon rrugeve te terthorta
nen sqetull,lulet
nje nga nje ja marrin.
Qesh tinezisht,nen buze peshperit:
-Merrni,merrni o te marre
ne veshjen time prej akulli te merdhira
jane.Nje kam
qe shpirt i jap e gjak ne ditet e ftohta
***
Kohe
e perzhitur nder rreze perveluese.
E pabesueshmja
bredh rruges kryeneqe
ndersa une perpelitem
nder tromba mushkonjash.
Madheshti
e pluhurt ne pluhur.
***
Ate dite qe erdha
shi,
shume shi solla me vete.
Thua
do ti ngjall dashurite e vrara?
***
Kujdes;
Mos me prek!
Aq i permallur jam,
sa ku te me prekesh
shej me le
Cafe “Lux”
Ti
si atëherë kur të fundmen herë të pashë
(se e para nuk qe),
në atë tavoline prapë ulur rri e tëra.
Ah,jo!
Diçka kësaj radhe me vete s’ke marrë:
-Syte këtu, pse m’i le?
Lexoni
ne rrudhat e ballit tim;
nje emer eshte shkruar…
Kosove!
Loqka ime
dhimbjen
me lotin e shpirtit ta lava
per kete behar;
Shih lulet e puthen diellin!
Duhet titulli?
Nga lart
minaret bucasin ne ajer te njejtin ze,
te njejtat fjale.
Matane
kryqet heshtin nen ndryshk.
Shitesit
fshijne dritaret,rit i zakonshem.
Ne nje vitrin pushon
“Koha e re”
kurkush se merr.
Te huajt
bredhin rrugeve si te huaj,
lypesit zgjatin duart:-Fal dicka!
Masa te dhjamura enden pa ditur per ku
Une
me i huaj se gjithe te huajt,
endem
duke ferkuar dhimbjen time.
Gj.
*****
Pash me pash mendimit i bije,
aq thelle zhytem,as`sesi te dal;
Me thuaj, o njeri: -E liga apo e mira
perkrah qenjes tende,tu fal?!
Everest
Pa te pyetur
ne u trembesh lartesive,
ne majen me te nalt te ngjita.
E kurre se mendova
Se furtun’e pare
Do te bente pluhur e hi.
Tash?
Tash shoh fronin e akullt thate
maje Everestit,qe vec per ty e ngrita.
Prape kam filluar ngjitjen
(kush e preku qiellin a i rrihet ne toke?)
…..e vetem nuk jam Marysel
dhe pas te ftohtit,po ndjehem ngrohte
***
Nuk qeme dhe aq larg;
kenget
a s`i kendonim se bashku?
Po dhe aq afer,jo,
sa ti iknim njeri-tjetrit kaq larg..
Me kane thene
Me kane thene se ti
perdite e me shpesh
po i bie nga pazari.
Pyete dashamirin,
po e pe aty pari:
-Qiellin e shet?
Mos pyet per cmimin,
une paguaj
se rralle kam ble
e paguar kam shtrenjte…
Pra mos harro
qiellin e dua
rruge per zemren
e strehe per shpirtin.
….
Se Zana ime me pret
e nje dite,
ajo me ka thene:
-Ka dicka
qe me largesi nuk matet!
…..
Mos u lodh
te gjesh emra binjake,
s`jam yll.
Vec nje meteor jam
qe po digjet e djeg.
E pa ardhur.
Eh, kurre s`e dite
cka eshte e njementa!
Ikjet vocrrake
ti hengren stinet e pritjes
e te tera ditet.
E lind-ur-dhimbjesh
sa here hamendesh per te nesermen;
Ura,
ura t`pa brigje
qe pritjen e ardhjen kurre s`ti bashkojne.
…
(Pritja e humbi udhen
qysh se syt ja vodhen
edhe ata te falur. )