Posted in Uncategorized on February 24, 2009 by lotshpirti

Por se kur?

O ndjenje e embel!

Posted in Uncategorized on January 28, 2009 by lotshpirti

O ndjenje e embel,i teri te jam falur!
Tre brinje qe kisha ja hodha zjarrit,
pastaj ne krahet e saj kap qiellin e paane

O e plotfuqishmja ndjenje,rob i yti jam!
E si mund te ndahem prej gjoksit te saje,
tek shijoj me te emblin e botes nektar?!

O e gjithepushtetshmja ndjenje,si mos te pervelohem,
kur fund barkut te saj vdes e ngjallem,
e shenjterohem per se gjalli?!

Ne vend te fjales

Posted in Uncategorized on January 12, 2009 by lotshpirti

Kur fjala marramendet a perhumbet,
Duhive te flakes.
Ndal syte mbi te mite e shih si dallga,
Shkumon brigjet.

Nese shpupurisem i teri zjarr,
Brenda lekures.
Ver buzet mbi te miat ti djegesh,
Si n’gacen nen shpuze.

Nese do melodine e lumenjeve,
Vere koken mbi gjoksin tim.
E degjo uturimen e gjakut damareve,
Si ta kendon kengen.

Shpirti

Posted in Uncategorized on January 5, 2009 by lotshpirti

Linde ne zjarr e nga zjarri
e prape aty do te digjesh
…djeg’je e embel.

***

Posted in Uncategorized on November 21, 2008 by lotshpirti

Nesër,
vishu bukur.
Ndën çepalla
më sill buzëgazin e harruar
e lehtë me buzë,
shpresën e përgjumur
ma zgjo.
Nesër
kur te vish, mos harro;
me diell vishu
se pranvera ka kohë që matet
e s’po vjen.

Alpine

Posted in Poezi with tags , on July 21, 2008 by lotshpirti

Me plafin dimëror të bjeshkëve
mbështjell
Në gropat e syve
kristale akulli
Kohën mashtroj

dhe stinët
-Në shtegun
e bardhësinë pa rrugë
-Strehë
për ndoj drenushë t’plagosur
që stuhia e solli aty pari.

***

Rrjedh koha
Mes gishtërinjve, në grushtet shtrënguar
asgjë nuk mbetet.

Shpateve të saj
Gërvishim ndonjë shenjë, tremijë vjet më pas
Dikujt, t’i mbetemi ne sy.

 
Hashepsuti

Përtej një endrre ku e sotmja do jetë e vjetër
Po aq sa heroglifet sot dhe ata që i shkruan
Do ketë ndonje Senmat tjetër që tunele gërryen në kohë
Do ketë histori, do ketë dhe nje Ashepsut tjetër.